skip to Main Content

 

Kush jemi ne dhe çfarë do të gjeni këtu

Winespot, i pozicionuar në një nga zonat më të mira të Tiranës, pranë sheshit Wilson, është një vinotekë e cila njihet për qetësinë dhe relaksin që i ofron të apasionuarve pas verës dhe jo vetëm. Koncepti ynë është themeluar mbi vizionin e një lloj arratisjeje urbane, e krijuar eskluzivisht për miqtë dhe e fokusuar në ofrimin e një eksperience unike. Ambjenti ynë mikpritës, qetësia e zonës dhe përvoja e stafit, përbejnë një eksperiencë ideale në Winespot për çdo stinë, gjatë gjithë vitit.

Winespot është destinacioni i duhur për adhuruesit e verës, pasi ka një listë të gjatë verërash, prej 200 markash nga e gjithë bota (Itali, Francë, Greqi, Spanjë, etj), secila e përzgjedhur me kujdes nga somelierët tanë. Ata do t’ju prezantojnë zgjedhje të rafinuara, shoqëruar me antipastat më të mira, një ushqim i perzgjedhur me perkushtim dhe cilesi.

Pa harruar të përmendim, Winepsot është gjithashtu vendi ideal për festa private, ditëlindje, takime mes miqsh apo edhe evente biznesi. Përfshihuni në eksperiencën tonë dhe do të gjeni qetësinë në ditët e lodhshme, si dhe argetim për të thyer monotoninë.

Mos mungoni në aktivitetet tona. Ju mirëpresim!

Back To Top